Në seancën e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka kritikuar qeverinë për programin qeverisës të propozuar sot, raporton InLajmi.
Sipas Kadrijaj liberalizimi i vizave duhet të ndodh pa asnjë kontension.
“Liberalizimi i vizave duhet të ndodh pa asnjë kontension. Nuk duhet të lejohet që Serbia të merr statusin e vendit kandidat, ndërsa Kosova të mos ketë as liberalizimin e vizave. A do t’i rishqyrtoni marrëveshjet e arritura në Bruksel? A do të kushtëzoni dialogun me të pagjeturit, personat e zhdukur se me këtë keni bërë popullizëm”, ka shtuar ajo.
Ndër të tjera Deputetja e AAK-së ka thënë se programi i prezantuar le për të dëshiruar.
“Programi i prezantuar le për të dëshiruar. Plan e program qeverisës premtues që do të mbetet në letër, nuk keni as plan konkret se si do të realizohen këto. Tani jeni në qeveri përvishuni punës saktë e korrekt se sa për program mund të themi se është mision i pamundur sepse Kosova ka vetëm 2 miliard buxhet e kjo është vetëm buqetë dëshirash”, ka deklaruar ajo. /InLajmi/




















