Hykmete Bajrami, deputet e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka kritikuar qeverinë për programin e saj qeverisës, raporton InLajmi.
Në seancën e jashtëzakonshëm të mbajtur nga Kuvendi i Kosovës, Bajrami ka thënë vendimet për shtesa i ka vetëm për përfitim të votave.
“Vetëm shtesat ju kushtojnë 60 milionë euro në vit çka me masat e tjera, këto masa nuk janë sociale dhe janë në kundërshtim me vendimet tuaja të para. Janë 26 familje që jetojnë në varfëri ekstreme. Këto familje kanë marrin socialin e dyfishuar. Ndër vendimet e para që morët ju e ulët këtë shtesë. Para se me qenë shtet social duhet me qenë shtet i zhvilluar. Zhvillimi ekonomik nuk bëhet me masa dhe vendime të tilla, një shtet nuk e dyfishin borxhin për masa të tilla sociale. Asnjë institucionet financiar nuk ju jep kredi nëse ju i prezantoni këto masa”, ka deklaruar ajo. /InLajmi/


















