Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 2 persona të dyshuar për vepërn penale “vjedhje e rëndë”, përcjell InLajmi.

Sipas Policisë 2 personat e dyshuar kanë vjedhur në disa lokacione në komunën e Deçanit.
Policia gjithashtu ka treguar se të dyshuarit gjatë intervistimit nga hetuesit kanë pranuar se kanë kryer edhe disa vepra të tjera penale të vjedhjeve.
Të dyshuarit janë dërguar në mabjtje për 48 orë.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Arrestohen dy (2) persona tё dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë” dhe “ Vjedhje”
Pejë, 17 maj 2021
Stacioni Policor në Deçan, me datë 14.05.2021, pas një pune operativo-hetimore, ka arritur të identifikoj dhe arrestoj dy (2) persona të dyshuar, për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Vjedhje”:
F.I. i lindur me 1992
L.L. i lindur me 1999
Të dyshuarit nga data 08.05.2021 e deri me datë 10.05.2021, dyshohet se kanë vjedhur ne disa lokacione ne komunën e Deçanit.
Të dyshuarit gjatë intervistimit nga hetuesit kanë pranuar se kanë kryer edhe disa vepra të tjera penale te vjedhjeve të rënda dhe vjedhjeve në zonën e përgjegjësisë së Stacionit Policor në Deçan.
Në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit, disa nga sendet e vjedhura janë sekuestruar si dëshmi materiale.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve. /InLajmi/



















