Ndërsa shtetet tjera po luftojnë për të siguruar vaksina të mjaftueshme kundër COVID-19, Seychelles është një nga vendet për t’ia pasur lakmi për procesin e vaksinimit.
Sipas CNN, mbi 61.4 për qind të popullsisë tashmë janë vaksinuar
Mirëpo kjo nuk ka mjaftuar për të ndaluar përhapjen e COVID-19, ngase gjatë muajit të kaluar, numrat në arkipelagun e Oqeanit Indian janë rritur, duke bërë që autoritetet të vendosin kufizime në vendin e 98 mijë banorëve, teksa të dhënat e lëshuara ditën e enjte tregojnë se ka më shumë se 2,700 raste aktive.
Nga këto raste aktive, 33 për-qind e tyre janë vaksinuar plotësisht sipas Ministrisë së Shëndetësisë të këtij vendi.
Kurse sa i përket vlerës nominale, fakti se Seychelles me një mbulim kaq të lartë të vaksinimit, ende po përballet me një shpërthim, po vë në pikëpyetje nëse vendet tjera mund të imunizojnë veten e tyre nga pandemia.
Por nga ana tjetër, ekspertët dhe zyrtarët lokalë, megjithatë janë shprehur se shpërthimi i Seychelles, nuk është një shenjë se vaksinat nuk po funksionojnë, përcjell Klan Kosova.
Sido që të jetë, ky vend tropikal është një kujtesë që edhe vendet me nivele të larta të vaksinimit duhet të respektojnë masat dhe të kenë kujdes.