4 persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, shkruan InLajmi.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për InLajmin se aksidenti ka ndodhë rreth orës 16:00.
“Sot rreth orës 16:00,në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë,ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë 2 automjete. Si pasojë e aksidentit 4 persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, deklaroi Ahmeti.
Ahmeti, theksoi se me rastin po merret njësiti i trafikut. /InLajmi/