Kombëtarja e Suedisë ka marr një goditje të rëndë para fillimit të Kampionatit Evropian që luhet muajin e ardhshëm.
Gazetari i njohur, Fabrizio Romano ka shkruar se Ibra nuk do të mund të paraqitet në Euro 2021 për shkak të lëndimit që ka.
Zlatan u rikthye këtë vit në kombëtaren e Suedisë pas disa vitesh mungesë, përcjell Indeksonline.
Qëllimi i Ibras ishte pjesmarrja në Euro 2021, por lëndimet po ia pamundësojnë këtë.