Policia e Kosovës ka njoftuar se për mos respektim të masave anti-Covid ka gjobitur 63 lokale në rajonin e Gjilanit, përcjell InLajmi.
Policia e Kosovës në bashkpunim me AVUK-un kanë kontrolluar lokalet në Gjilan dhe në komunën e Kllokotit.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Policia e Kosovës në Rajonin e Gjilanit e përkushtuar në zbatim të ligjit me qëllim të ruajtjes së shëndetit të qytetarve të vet
Gjilan, 16.05.2021
Në vazhdën e luftimit të dukirive negative dhe mos zbatimit të masav anti COVID-19 Policia e Kosovës bashkë me inspektorët e AVUK-ut kanë kontrolluar disa lokale në Rajonin e Gjilanit.
Në qytetin e Gjilanit në dy raste të veqanta janë has parregullsi dhe pronarve të dy lokaleve në lagjen “Dardania” nga ana e inspektorve ssnitar u janë shqiptuar gjoba.
Edhe në komunën e Kllokotit, gjatë kontrollit janë gjetë pa rregullësi të theksuara nga ana e pronarit të një lokali hotelier por edhe të personave që gjendeshin aty, ndaj të gjithve janë marë masa të parapara ligjore.
Gjatë njëzet e katër orve të fundit, ngaPolicia e Kosovës dhe inspektorët Sanitar , për shkak të mos respektimit të madave anti COVID të janë shqiptuar gjithsej gjashtëdhjet e tri (63 ) fletë paraqitje të ndryshme.
Policia e Kosovës i thërret dhe apelon te qytetarët që ti respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë , ne dhe të gjitha institucionet e shtetit e kemi vetëm një qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, në të kundërtën moszbatimi i këtyre masave do të ketë konsekuenca ligjore. /InLajmi/


















