Është krijuar tollovi para qendrës së vaksinimit kundër koronavirusit në Prishtinë nga personat mbi moshën 65 vjeçare të cilët kishin shkuar për t’u vaksinuar, ku gjithashtu ka ndërhyrë Policia e Kosovës, përcjell InLajmi.
Sipas MSH-së kanë thënë se tollovia është shkaktuar nga personat e komunave të tjera.
Nga na tjetër kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se qytetarët nuk i kanë fajet.
Kastrati ka publikuar një fotografi ku ka treguar për procesin e vaksinimit në QKMF në Kamenicë.
Ndër të tjera i pari Kamenicës ka treguar edhe për mënyrën se si është ndarë procesi i vaksinimit në këtë komunë.
Postimi i plotë i tij:
Qytetarët s’i kanë fajet. Kështu duket procesi i vaksinimit në QKMF në Kamenicë, pa pasë nevojë ta kopjojmë Tiranën.
I kemi organizuar listat e qytetarëve në bazë të moshës. I kemi kontaktuar disa herë. E kemi specifikuar drejt orarin e vaksinimit, dhe i kemi pritur të organizuar.
Është kaq e thjeshtë! /InLajmi/