Të dyshuar të panjohur, dje rreth orës 05:00 të mëngjesit, kanë hyrë me forcë në një shtëpi dhe kanë vjedhur një armë zjarri –Bereta me disa fishek, armë kjo me leje valide, shkruan InLajmi.
Rastin e ka raportuar, ankuesi mashkull nga Gjakova, njofton Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh.
Rasti është nën hetime nga njësitet policore.
Njoftimi i plotë:
VJEDHJE E RËNDË
Gjakovë 13.05.2021 – 05:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur, me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij, me ç ‘rast i kanë vjedhur një arme zjarri-Bereta me disa fishek, të cilën e posedon me leje valide. Rasti nën hetime nga njësitet policore. /InLajmi/


















