
Friends” zbulon trajlerin ngacmues, yjet e ftuar dhe datën e premierës.


Pamja e parë e shumëpritur erdhi, së bashku me një listë të yjeve mysafirë përfshirë Justin Bieber, Lady Gaga dhe Kit Harington, shkruan The Hollywood Reporter

Traileri i parë për bashkimin special të “Friends” është publikuar.
Më poshtë janë pamjet e para nga ribashkimi i shumëpritur në HBO Max i kastit të serialit ikonik të humorit të NBC, së bashku me një datë premiere dhe një listë mjaft mbresëlënëse të yjeve të ftuar.

Data e publikimit të serialit është më shpejt se që mund të pritej, 27 maj.
Lista e yjeve të ftuar përfshin: David Beckham, Justin Bieber, BTS, James Corden, Cindy Craëford, Cara Delevingne, Lady Gaga, Elliott Gould, Kit Harington, Larry Hankin, Mindy Kaling, Thomas Lennon, Christina Pickles, Tom Selleck, James Michael Tyler, Maggie Ëheeler, Reese Ëitherspoon dhe Malala Yousafzai.
Natyrisht, yjet specialë janë Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudroë, Matt LeBlanc, Mattheë Perry dhe David Schëimmer.
Miqtë origjinal kthehen në skenën origjinale të komedisë ikonike, Stage 24, në Warner Bros.
“Friends” u shfaqë premierë në vitin 1994 dhe u zhvilluan për 10 sezone në NBC. Mbetet një nga shfaqjet më të njohura në botë, pasi ka shpërthyer në transmetim kur 236 episodet e tij debutuan në Netflix më 2015 dhe fituan një brez të ri të fansave, përcjell Lajmi.net.
“Friends” u larguan nga Netflixmnë 2019 dhe u zhvendosën në ËarnerMedia’s HBO Max më 2020.