4 persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Bardh i Madh – Drenas apo tek vendi i njohur si “Guri i Plakës”.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Kështu bëri të ditur për klankosova.tv, Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti tha se në aksident ishin të përfshira dy automjete.
“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Bardh i Madh -Drenas, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete.Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pranuar trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.
