Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando u ka uruar festën e Fitër Bajramit, të gjithë atyre që festojnë në Kosovë, Itali dhe më gjerë.
Orlando shpreson që kjo frymë feste, të sjellë harmoni dhe paqe mes kulturave dhe komuniteteve, përcjell klankosova.tv
”Shpresojmë që fryma e Ramazanit të mbizotërojë në Kosovë dhe në botë, duke sjellë harmoni dhe paqe shumë të nevojshme mes kulturave dhe komuniteteve”, ka shkruar ai në twitter.