Këto ditë në Kosovë sikurse edhe në Shqipëri, kanë “fluturar “ çmimet e vajit, shkruan InLajmi.
Lidhur me këtë rast, Kreu i Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës, Valon Prestreshi, ka njoftuar se do të nisin hetimet por edhe monotorimet.
“Dje kam komunikuar me homologen time të mëmëdheut me temën “ngritja e çmimit të vajit” në Kosovë dhe Shqipëri, në shifra shqetësuese.
Vërehet një ngritje e çmimit të vajit edhe në Shqipëri. Si dy institucione si motra edhe me tutje do t’i intesifikojmë hetimet dhe monitorimet e kësaj dukurie për të arritur me një konkluzion të fort dhe të qendrueshem”, ka shkruar Prestreshi.
Ky statusi i plotë i tij:
Të nderuar miq,
Dje kam komunikuar me homologen time të mëmëdheut me temën “ngritja e çmimit të vajit” në Kosovë dhe Shqipëri, në shifra shqetësuese.
Vërehet një ngritje e çmimit të vajit edhe në Shqipëri. Si dy institucione si motra edhe me tutje do t’i intesifikojmë hetimet dhe monitorimet e kësaj dukurie për të arritur me një konkluzion të fort dhe të qendrueshem.
#staytuned/InLajmi/