Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dula Lipa ka arritur në natën e mbrëmshme që të rrëmbej 2 çmime nga Brit Awards në Mbretërinë e Bashkuar, përcjell InLajmi.
E për këtë arritje të Duas edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar duke i thënë se albumi i fundit i saj erdhi në kohë të vështirë shumë për njerëzit dhe se ajo meriton mirënjohje për gëzimin që muzika e saj ka sjellë në të gjithë botën.
“Urime yllit tonë për dominimin në Brits 2021 natën e kaluar! Albumi i saj i fundit erdhi në një kohë të vështirë për shumë njerëz dhe ajo meriton mirënjohje për gëzimin që muzika e saj ka sjellë në të gjithë botën. Me dashuri nga Kosova”, ka shkruar Vjosa Osmani në Twitter.
Kujtojmë se këngëtarja Dua Lipa natën e Brit Awards rrëmbeu në fillim çmimin si “Artistja më e mirë solo e vitit”, ndërsa pas këtij ajo fitoi edhe çmimin e 2-të, atë për “Albumin më të mirë të vitit”, ku bëhet fjalë për albumin “Future Nostalgia”. /InLajmi/