Drejtori i Investimeve Kapitale në komunën e Prishtinës, Gëzim Rafuna Mehmeti ka treguar se gjatë punimeve në rrugën “Muharrem Fejza” janë duke hasur në kyqe ilegale në rrjetin e furnizimit me ujë, përcjell InLajmi.
Sipas drejtorit këto kyqje janë bërë pa leje, ku ka treguar se kyqje ilegale ka pasur edhe në gypin që furnizon me ujë Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Gjatë punimeve në rrugën “Muharrem Fejza” po hasin në kyqje ilegale në rrjetin e furnizimit me ujë, këto kyqje të shumta, të pa evidentuara po i veshtersojnë punimet.
Dyshohet së kyqjet janë bërë pa leje, ilegale, përveq në gypin që i furnizon qytetarët, kyqjet janë realizuar edhe në gypin që e furnizon Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (furnizimi ka karakter emergjent). /InLajmi/