Një vet-aksident ka ndodhur në komunën e Novoberdës, saktësisht në fshatin Llabjan ku 3 perosna kanë mbetur të lënduar, përcjell InLajmi.
Për Gazetën InLajmi, rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ku ka treguar që janë jashtë rrezikut për jetë.
“Po, ju konfirmoj se ka ndodhë një vet aksident në fshatin Llabjan, ku 3 persona janë lëndu, fatmëmirësishtë jashtë rrezikut për jetë. Policia e kosovës njësitet e trafikut rajonal janë në vendin e ngjarjes duke i hetu rrethanat e aksidentit”, ka thënë Hashani. /InLajmi/