Radhë të gjata të personave mbi moshën 65 vjeçare janë grumbulluar para sallës “1 Tetori” në Prishtinë, raporton InLajmi.
Personat mbi moshën 65 vjeçare janë para qendrës së vaksinimit sepse sipas Ministrisë së Shëndetësisë sot do të fillojë vaksinimi me vaksinën anti-Covid për këtë grup moshë.
Sipas radhëve të gjata mund të themi se interesimi i popullit për vaksinim është i madh. /InLajmi/