Nëse jeni duke menduar të merrni një kafshë shtëpiake, mace ose qen, duhet të merrni në konsideratë mundësinë e adoptimit, në vend që ta blini.
Shpëton një jetë
Numri i kafshëve të keqtrajtuara mund të zvogëlohet në mënyrë dramatike nëse më shumë njerëz i adoptojnë në vend që t’i blejnë.
Janë të dashur
Strehëzat e kafshëve dhe grupet e shpëtimit janë plot me kafshë shtëpiake të lumtura, të shëndetshme, vetëm duke pritur që dikush t’i marrë në shtëpi. Shumë prej tyre janë të trajnuar dhe janë mësuar të jetojnë me njerëz.
Kostoja
Kostoja e adoptimit (ndonjëherë edhe falas) është shumë më pak sesa kur e blini në dyqanet e kafshëve.
Qëndrimi në shtëpi
Shumë prej kafshëve shtëpiake nga strehimoret dhe qendrat e shpëtimit janë të mësuar me jetën në shtëpi, përcjell Indeksonline.
Më shumë se kaq
Strehimoret e mbingarkuara marrin shumë kafshë endacake, të abuzuara dhe të humbura çdo vit, dhe duke adoptuar një, ju po u bëni vend të tjerëve.