Ambasada e Kosovës në Paris ka njoftuar publiku se nga data 11 maj do të rihapet për publikun, përcjell InLajmi.
Ambasada kanë kërkuar nga publiku që përmes telefonit të kontaltojnë për të marrë takime çdo ditë pune nga ora 14:00 deri në ora 16:00.
Ndër të tjera nga ambasada kanë kërkuar që në lokalet e Ambasadës të paraqitën vetëm personat që do të marrin shërbime.
Njoftimi i ambasadës:
Ju njoftojmë se shërbimet konsullore pranë Ambasadës së Republikës së Kosovës në Paris do të rihapen për publikun nga dita e martë më 11.05.2021. Ftoheni që të na kontaktoni përmes telefonit zyrtar +33 (0) 1 45 00 02 06 për marrjen e takimeve çdo ditë pune nga ora 14:00 deri në ora 16:00.
Ju lutemi që për shkak të situatës aktuale sanitare në lokalet e Ambasadës të paraqiten vetëm personat që do të marrin shërbime. Përjashtim nga ky rregull, bëjnë rastet kur shoqërimi është i domosdoshëm.
Me respekt,
Shërbimi Konsullor /InLajmi/