“Nëse kjo temë hapet në qeverinë aktuale dhe janë të përkushtuar që ekonomia të rimëkëmbet, atëherë duhet të shikohet se si të bëhet java nga shtatë në dhjetë ditë e jo nga shtatë në katër ditë”.
Profesori i shkencave politike në Paris, Nezir Kraki, ka thënë se është absurd fakti që Kosova pushon në Ditën e Evropës, kur një gjë të tillë nuk e bëjnë as vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka thënë se nëse Qeveria aktuale është e përkushtuar në rimëkëmbjen e ekonomisë, atëherë duhet të shikohet se si të bëhet java nga 7-të në 10-të ditëm e jo nga 7-të në 4-tër ditë.
“Dita e Evropës nuk është festë në asnjë vend këtu në Bashkimin Evropian – në Francë të paktën jo dhe nuk është as ditë pushimi”.
“Kur festat zyrtare bien në vikend, nuk zëvendësohen në ditë punë. Kalendari i ditëve festive llogaritet në janar dhe jo një javë para festës”.
“Është absurditet i llojit të vet që ditët festive që bien në vikend të hiqen nga kalendari i ditëve punës, shkaktohet humbje e madhe në sektorin publik dhe privat”.
“Nuk e di që ka shembull tjetër diku që ditët festive rikuperohen kështu. Nëse kjo temë hapet në qeverinë aktuale dhe janë të përkushtuar që ekonomia të rimëkëmbet, atëherë duhet të shikohet se si të bëhet java nga shtatë në dhjetë ditë e jo nga shtatë në katër ditë”.