Kandidati i AAK-së për të parinë e Prishtinës, Daut Haradinaj ka reaguar ndaj Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, përcjell InLajmi.
Haradinaj ka shkruar se as Qeveria e Kosovës e as Ministria e Shëndetësisë në programin qeveritar nuk i kanë përmenduar vaksinati anti-Covid.
Haradinaj ka thënë se a është moskujdes apo injorim këtë ta vlerësojnë vetë.
Ndër të tjera ka shkruar se Kosova problem kryesor në këtë kohë e ka pandeminë dhe dëmet e saj.
Postimi i plotë i tij:
Qeveria nuk i përmend vaksinat anti-virus?!
Qeveria e Kosovës, ose më saktësisht Ministria e Shëndetësisë në programin qeveritar askund nuk i përmend vaksinat.
Moskujdes apo injorim këtë vlerësone vetë.
Kosova problem kryesor në këtë kohë e ka pandeminë dhe dëmet e saj. /InLajmi/