Numri i të vdekurve nga shpërthim i një bombe jashtë një shkolle në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul ka shkuar në 58, thanë zyrtarët afganë, ndërkohë që të paktën 150 persona mbetën të plagosur.
Makina-bombë që shpërtheu të shtunën në mbrëmje pranë shkollës Al-Shuhada tronditi lagjen myslimane Shi’ite të qytetit të Dasht-e-Barchi.
Komuniteti, një pakicë fetare në Afganistan, ka qenë në shënjestër në të kaluarën nga militantët e Shtetit Islamik, një grup militant sunit.
Një dëshmitar tha për Reuters se të gjitha viktimat, përveç 7-8 persona, ishin nxënëse që në atë orë mbaronin mësimin për ët shkuar në shtëpi, shkruan Gazeta Express.
Presidenti afgan, Ashraf Ghani fajësoi talebanët për sulmin, por një zëdhënës i talebanëve mohoi përfshirjen, duke thënë se grupi dënon çdo sulm ndaj civilëve afganë.