Përbërësit:
* 150 gram sheqer
* 3 vezë
* 100 gram margarine
* 300 gram miell
* 100 gram arra
* 1 sheqer vanillë
* 1 pecivë.
Pergatitja:
Përzihen vezët me pirun dhe shtohen përbërësit e tjërë një nga një.
Bëhet një brumë i butë, nga i cili ndahen toptha të vogla.
Shtypen me gisht në mes dhe vendosen në tepsi jo shumë afër njëra tjetrës.
Pjeken në temperaturë mesatare.
Pasi të largohen nga furra u hidhet përmbi sheqer pluhur.
Ju bëftë mirë