Njohësi i çështjeve politike, Fitim Salihu, ka reguar ndaj arrestimit të aktivistëve të Parisë Socialdemokrate, ku këta të fundit kanë hedhur ngjyrë në ndertesën e Qeverisë së Kosovës dhe përfunduar të arrestuar 5 aktivistë, përcjellë InLajmi.
Salihu ka shkruar se Albin Kurti po i rreh dhe arreston me Polici shoqet e shoket me te cilet e ka ngritur vetëvendosjen, sipas tij në anën tjetër po e mbron Donika Gërvalla e cila e ka quajtur Vetëvendosjen partnere e miqeve të Millosheviqit.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Erdhi dita! Albin Kurti po i rreh dhe arreston me Polici shoqet e shoket e tij me te cilet e ka ngritur Vetevendosjen, gjersa ne anen tjeter po e mbron Donika Shvarcin qe e ka quajtur Vetevendosjen partnere te miqve te Millosheviqit. Albin, mbase me pushtet e me borde do te mund t’i blesh servilet e te gjitha ngjyrave, por nuk do te mund ta mbyllesh me pranga brutale dhe as ta fshehesh prapa xhamave te zi te xhipave te verteten e hidhur qe ti je duke i bere te gjitha ato per çfare i ke kritikuar te tjeret. /InLajmi/