Pas situatës së tensionuar në Kuvend ku pati përplasje të ashpër mes disa ministrave dhe deputetëve të opozitës, dhe shkuarjes në pauzë prej disa minutash, sërish ka nisur seanca plenare e Kuvendit.
Në këtë vazhdim të seancës po marrin pjesë vetëm deputetët e LVV-së dhe ata nga komunitetet, si dhe disa nga ministrat e Qeverisë Kurti.
Opozita, në këtë rast deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së nuk po marrin pjesë, përcjell Telegrafi.
Në këtë seancë pikë të rendit të ditës janë: debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19, dhe shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në lidhje me kërkesën e NP KOSTT për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës.