Kuvendi ka shkuar në pauz deri në ora 12:00, raporton InLajmi.
Këtë e ka bërë të ditur nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, e cila ka kërkuar nga deputetet që të jenë më të kujdesshëm me të shprehurit.
“Më vjen keq që një pjesë e deputetëve lëshuan sallën i ftoj të gjithë deputetët të kenë kujdes me gjuhën dhe të respektojnë rregullorene Kuvendit. Unë sot kam vepruar sipas rregullores . Nëse keni ndonjë ankesë ju lutem drejtoheni në Komisionin për Legjislacion. Do të shkojmë me një pauzë deri në ora 12:00. Lus deputetët të jenë në sallë”, ka thënë Bogujevci. /InLajmi/