Dje në fshatin Mushtisht të Suharekës, i është vënë flaka shkollës së vjetër e cila nuk është më në funksion, përcjell InLajmi.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se zjarrfikësitë kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin dhe përpos dëmeve material nuk ka të lënduar.
Rastin për policinë e ka raportuar drejtori i shkollës.
Njoftimi i plotë nga Policia:
Ankuesi mashkull kosovar drejtor i shkollës ka raportuar se persona të panjohur i kanë vënë flakën shkollës së vjetër e cila nuk është në funksion. Njësit relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kurse zjarrfikësit kanë arrit të lokalizojnë zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. /InLajmi/