Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka kritikuar qeverinë dhe ministrinë e Shëndetësisë, për numër të vogël të vaksinimeve kundër COVID-19, raporton InLajmi.
Haxhiu tha se Qeveria kishte premtuar për sigurimin e vaksinës në mënyrë të shpëjtë mirëpo ndodhi e kundërta. Ai ia kujtoi Qeverisë se prej 14 shkurtit nga dita e zgjedhjeve deri tani kanë vdekur 651 qytetarë nga koronavirusi.
“Derisa 10 ditë më parë ministri i Shëndetësisë trumbetonte se shumë shpejt do të sigurojnë vaksinat, kjo shumë shpejt për qeverinë e Kosovës është shumë ngadalë për qytetarët.Ju rikujtoj se vetëm prej 14 shkurtit ditës së zgjedhjeve, janë 651 qytetarë që kanë humbur betejen me COVID-19”, ka thënë Haxhiu.
Deputeti ka kërkuar nga qeveria që të angazhojë ekspertë nëse nuk mund të sigurojnë vaksina.
“Nëse nuk jeni të zotë me siguru vaksinat, hapni rrugë, ka njerëz që dijnë me punu dhe me i siguru vaksinat. Ti mundesh me qeshë por kjo s’është me qeshë. Ju lutem mobilizohuni, nëse s’dini me punu ftoni ekspertët të ju ndihmojnë”, tha ai./InLajmi/