Përmes një njoftimi për media, Kuvendi i Kosovës ka treguar se sot do të mbajë seancë plenare në të cilën pritet të ketë debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet shkollore për situatën që ka shkaktuar pandemia Covid-19, përcjell InLajmi.
Në këtë seancë plenare pritet të diskutohet në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet shkollore për situatën që ka shkaktuar pandemia si dhe për do të shqyrtohen rekomandimet e komisionit parlamentar lidhur me kërkesën për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në veri të Kosovës.
Poashtu, në seancën e sotme që pritet të fillojë në ora 10:00 do të shqyrtohen edhe rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në lidhje me kërkesën e “NP KOSTT” për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës.
Ky është rendi i ditës për seancën e plenare:
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
- Debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë Covid-19,
- Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në lidhje me kërkesën e NP KOSTT për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës. /InLajmi/