Policia e Kosovës me qëllim të ruajtjes së rendit dhe shëndetit publik, menjëherë pas orës policore në ora 22:30 ka dalë në terren për zbatimin e masave anticovd19 të vëna nga Qeveria.
Në pamjet që janë publikuar në faqen zyrtare të PK-së, shihet se qytetarë dhe vetura të shumta janë ndaluar nga patrullat policore ngase kanë thyer këto rregulla.
Po ashtu, kontrolla pati në të gjithë Kosovën dhe në kafiteri të ndryshme.
Sipas pamjeve, njësitet policore kontrolluan se sa iu janë përmbajtur rregullave edhe lokalet.
“Të përkushtuar në shërbim ndaj vendit dhe qytetarëve Policia e Kosovës vazhdon synimin e saj në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, ngritjen e partneritetit me qytetarët si dhe zbatimin e masave anti COVID-19, përcjell Indeksonline
Masat dhe kufizimet janë vendosur me të vetmin qellim për të ndikuar në parandalimin e perhapjes së pandemis, andaj të angazhohemi të gjithë së bashku në ruajtjen e shëndetit publik”, thuhet në njoftim.