Sonte edhe në Shqipëri kanë arritur dozat e tjera të vaksinës Pfizer, përcjellë InLajmi.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se 11.700 vaksina kanë arritur tanimë në shtetin shqiptar.
“11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri – pjesë e kontratës së qeverisë me kompaninë Pfizer 7020 dhe një sasi e parë 4680 nga mbështetja e Bashkimit Europian”, tha ai. /InLajmi/