Sot figura të ndryshme kanë reaguar në lidhje me deklaratat e kryediplomatës Donika Gërvalla lidhur me Gjykatën Speciale. Haxhi Avdyli ishte ai i cili i doli në krahë Donika Gërvallës duke thënë se këto deklarata janë shkëputur dhe kanë dalë jashtë kontekstit, e lidhur me këtë deklaratë të Avdylit ka reaguar edhe analisti Milaim Zeka përcjell InLajmi.
Zeka ka thënë se Haxhi Avdyli ka marrë guximin të gënjejë publikisht që ta mbrojë Donikën nga mediat dhe kundërshtarët politik.
Haxhi Avdyli i listes “Guxo”, paska guxu me rrejtë publikisht
Përmes nje shkrimi, deputeti i listes “Guxo” është munduar që ta mbrojë Donika Gërvallën, të cilës gjoja ju kane gjë pa të “drejtë” mediat dhe kundërshtarët politik.
Ai e ka akuzuar Avdylin se ka bërë pjesë në regjimin e vjetër.
Madje, ideologu i listes “Guxo” paska folur për “regjimet e vjetra”. Argat i zellshëm i atyre regjimeve ka qenë vet ai, mirëpo, për dallim nga Avdyli, unë regjim të vjetër e quaj regjimin e Titos dhe Millosheviçit e jo te Hashim Thaçit e Isa Mustafes.
Më tutje analisti ka shtuar se askush nuk po e akuzon Donikën për deklaratat por opinion dëshiron të dijë se cfarë dosje ka dorëzuar në Gjykatën Speciale dhe ndër të tjerash ka thënë se kryeminstri Kurti duhet të tregojë se pse garanton për Rexhep Selimin dhe jo për të tjerët.
Doniken askush nuk po e akuzon, vetëm se opinioni po don dhe duhet me ditë se “çfarë dosjesh ka dorëzu në Gjykatën Speciale”?! Kjo kërkesë është shumeënormale për shkak të pozites qe ajo mbanë. Edhe Albin Kurti duhet me tregu se pse garanton per Rexhep Selimin, e jo për të tjerët?!
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Haxhi Avdyli i listes “Guxo”, paska guxu me rrejte publikisht
Permes nje shkrimi, deputeti i listes “Guxo” eshte munduar qe ta mbroje Donika Gervallen, te ciles gjoja ju kane gju pa te “drejte” mediat dhe kundershtaret politik. Madje, ideologu i listes “Guxo” paska folur pet “regjimet e vjetra”. Argat i zellshem i atyre regjimeve ka qene vet ai, mirepo, per dallim nga Avdyli, une regjim te vjeter e quaj regjimin e Titos dhe Millosheviçit e jo te Hashim Thaçit e Isa Mustafes.
Doniken askush nuk po e akuzon, vetem se opinioni po don dhe duhet me dite se “çfare dosjesh ka dorezu ne Gjykaten Speciale”?! Kjo kerkese eshte shume normale per shkak te pozites qe ajo mbane. Edhe Albin Kurti duhet me tregu se pse garanton per Rexhep Selimin, e jo per te tjeret?!
Albini dhe Donika duhet edhe m’u pergjigjur se cila eshte data e çlirimit te Kosoves, 12 qershori 1999, apo 14 shkurti 2021?!/InLajmi/