Lajmi për ndarjen pas 27 vitesh martesë të Bill dhe Melinda Gates ka bërë që të reagojë edhe vajza e tyre Jennifer Gates, përcjell InLajmi.
Çifti njoftoi përmes Twitter-it se janë ndarë pas 27 vitesh martesë, Jennifer tha se lajmet për divorcin e prindërve të saj e ka kuptuar nga mediat.
Deri më tani, shumë prej jush kanë dëgjuar lajmet që prindërit e mi po ndahen”. tha ajo. “Ka qenë një periudhë sfiduese për të gjithë familjen tonë”.
Ajo ka thënë se nuk do të komentojë rreth ndarjes së prindërve të saj dhe se është në fazën ku po tenton të mësojë se si t’i menaxhojë emocionet e saj.
“Unë jam ende duke mësuar se si të mbështes më së miri procesin dhe emocionet e mia, si dhe anëtarët e familjes në këtë kohë, dhe unë jam mirënjohëse për hapësirën për ta bërë këtë. Unë personalisht nuk do të komentoj më tej për asgjë rreth ndarjes, por ju lutem ta dini se fjalët tuaja të mira dhe mbështetja kanë kuptimin e botës për mua”./InLajmi/