Një burrë nga Vushtrria ka raportuar në polici se dy persona të maskuar kanë tentuar t’ia rrëmbejnë djalin 11-vjeçar, përcjell InLajmi.
Rasti ka ndodhur në lagjen ku banon dhe pas tentatives të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.
Mësohet se të dyshuarit kanë ikur dhe se viktima nuk ka pasur nevojë për tretman mjekësor.
Njoftimi i plotë nga policia:
Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në lagjen ku banon para hyrjes së objektit dy persona të maskuar kanë tentuar që t’ia rrëmbejnë djalin e tij (moshë-11 vjeç), por nuk ia kanë arritur, dhe të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Sipas ankuesit, djali nuk ka nevojë për tretman mjekësor pasi gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Nuk dihet motivi i rastit. Lidhur me rasti është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /InLajmi/