Sot janë bërë 6 muaj që nga arrestimi i ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, përcjell InLajmi.
Pas disa orësh bastisje në shtëpi, Jakup Krasniqi u arrestuar më 4 nëntor nga zyrtarët e EULEX-it pas një urdhër arresti të lëshuar nga Dhomat e Specializuara, të cilët më pas e nisën drejt Hagës.
6 muaj më vonë vajza e tij Gresa e ka kujtuar këtë moment, duke e cilësuar si ditën më të ftohët dhe më të dhimbshme të saj.
Sot bëhen 6 muaj prej atij mëngjesi të frikshëm e të dhimbshëm, të ftoft dhe urryes.
6 muaj e më duken si 600 vjet. Po, 100 vjet duket muaji kur larg e mbrapa grilave të mban padrejtësia dhe ligësia.
Përmes një postimi në facebook ajo ka thënë se që nga dita e arrestimit të tij ende është në pritje të lirimit të babait të saj.
Postimi i saj i plotë pa ndërhyrje:
Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”
Sot bëhen 6 muaj prej atij mëngjesi të frikshëm e të dhimbshëm, të ftoft dhe urryes.
6 muaj e më duken si 600 vjet. Po, 100 vjet duket muaji kur larg e mbrapa grilave të mban padrejtësia dhe ligësia.
6 muaj, ende krahëhapur presim përqafimet e lëna në gjysmë.
6 muaj liri e mohuar pa te drejt!
Liria ka emër- UÇK
Liria ka emrin tënd, Jakup Krasniqi /InLajmi/