Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 4 maj.
04 maj 1912 – Italianët pushtuan Rodin, ishull që ishte nën hegjemoninë osmane prej 400 vitesh.
04 maj 1924 – Në kryeqytetin Paris të Francës u mbajt ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Verore.
04 maj 1931 – Mustafa Qemal Ataturku u zgjodh për herë të tretë president i Republikës së Turqisë.
04 maj 1979 – Baronesha Margaret Theçër, e njohur botërisht si “Zonja e Hekurt”, u bë gruaja e parë kryeministre në historinë britanike.
04 maj 1997 – Ndërroi jetë kompozitori, këngëtari, dirigjenti dhe producenti Esin Engin, një prej emrave më të shquar të muzikës turke./InLajmi/