Kosova të mërkurën do të furnizohet me 5 mijë doza të vaksinave kundër koronavirusit, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bërë të ditur Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku e cila tha se të mërkuren do të arrijnë 5 mijë vaksina dhe pas kësaj ditë vaksinat do të vijnë edhe në ditët në vazhdim.
Rreth 5000 vaksina arrijnë të mërkurën, e pastaj vijnë pandërprerë, deri në arritje të synimit tone.
Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ajo ka thënë se numri i të hospitalizuarve është i vogël por beteja ende vazhdon.
Ndërsa treguesi më i mirë, se situata epidemiologjike në vend për momentin është më e mirë, është edhe numri më i vogël i të hospitalizuarve.
Postimi i plotë i saj:
Sot, nga 3002 testuar, 415 TË SHËRUAR DHE 160 RASTE ME COVID-19!
Rreth 5000 vaksina arrijnë të mërkurën, e pastaj vijnë pandërprerë, deri në arritje të synimit tonë.
Ndërsa treguesi më i mirë, se situata epidemiologjike në vend për momentin është më e mirë, është edhe numri më i vogël i të hospitalizuarve.
Ajo ëfarë na brengos ende, jane vdekjet e të prekurve nga COVID-19.
Beteja vazhdon!/InLajmi/






















