Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se brenda 24 orëve në Kosovës janë raportuar 5 raste të vdekjes nga koronavirusi, përcjellë InLajmi.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skenderaj 2 raste (77, 70 vjeç), Gjakovë 1 rast (87 vjeç), Pejë 1 rast (86 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 105.375 raste nga 536.708 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.178 raste të vdekjes. /InLajmi/





















