Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, një veturë ka goditur një këmbësore, përcjellë InLajmi.
Rasti është konfrimuar nga zëdhënësia e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ku ka thënë që lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 14:30, në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në levizje dhe një këmbësore. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor, ndëkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti. /InLajmi/