Anëtarja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Sahatqija ka mbajtur konferencë për media ku ka thënë se Qeveria Kurti duhet sa më parë të përgatit parimet mbi bazën e të cilave duhet të bëhet dialogu, raporton InLajmi.
“Qeveria Kurti duhet sa më parë të përgatit parimet mbi bazën e të cilave duhet të bëhet dialogu. Qeveria duhet t’i ketë këto parime të aprovuara nga Kuvendi i Kosovës, Qeveria këtë nuk e ka bërë dhe kjo hap rrugë spekulimeve të tilla si ato me “non-papers”. Presim nga institucionet që të kundërshtojnë fuqishëm këto “non-paper” e jo të heshtin karshi këtyre temave ”, tha ajo.
“Këto letra fuqishëm duhet të kundërshtohen nga çdo institucion i Kosovës.Ne mendojmë që Kosova duhet të ketë një rol shumë më proaktiv, jo të përgjigjet në kërkesa apo tema të cilat i servohen, por në mënyrë shumë aktive të vendos për agjendën, për parimet dhe mënyrën se si vazhdon dialogu”, ka vazhduar Sahatqija.
Ndër të tjera Sahatqija ka thënë se Dailogu me Serbinë duhet të jetë me Kosovën e jo për Kosovën ku sipas saj është dialog i partnerëve të barabartë që sjell paqe e stabilitet në rajon.
“Dialogu duhet të jetë me Kosovën, e jo për Kosovën. Dialogu me Kosovën është dialog i partnerëve të barabartë që sjell paqe e stabilitet në rajon. Kosova ka dal nga një dialog dhe ka bërë kompromise të dhimshme për të fituar pavarësinë e saj dhe asnjë dialog nuk mund të diskutoj për statusin e saj që është i pacenueshëm. Sa i përket qasjes së Qeverisë Kurti përballë dialogut, përsërisim që transparenca duhet të jetë bazë për zhvillimin se si do të jetë procesi i dialogut dhe kryeministri duhet të raporton rregullisht para se të shkon në vizitë dhe pasi të kthehet prej vizitave, të informon institucionin më të lartë shtetëror, Kuvendin e Kosovës dhe të përgjigjet në pyetjet e deputetëve”, theksoi Sahatqija./InLajmi/