Stoltenberg në konferencën e përbashkët me presidentin e Maqedonisë Stevo Pendarovski, tha se këto spekulime për ndryshim të kufijve nuk ndihmojnë në asgjë.
“Nuk është e imja të komentoj diçka që nuk e kam parë ose nuk e kam lexuar, por çdo spekulim për ndryshim të kufijve do të sjellë vetëm paqartësi dhe jostabilitet në rajon. Spekulimet nuk ndihmojnë në asgjë”, tha Stoltenberg.
Ai theksoi se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është me rëndësi të madhe për rajonin, por edhe për të gjithë Evropën dhe se NATO investon në sigurinë e rajonit përmes përvojave dhe politikave të dyerve të hapura për anëtare të reja, shkruan Lajmi.net.
Ndërsa Pendarovski rikujtoi deklaratat e tij në të kaluarën, se këto ide janë të rrezikshme, duke shtuar se asnjëri nga aleatët e tij në BE dhe NATO nuk mbështesin koncept të tillë, që përmban “non-paperi” i pretenduar.Pendarovski tha se e ka të qartë se personat që qëndrojnë pas atyre dokumenteve edhe vetë turpërohen nga ajo që shkruajnë, duke pasur parasysh se janë anonim.