Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës ka njoftuar se aktualisht në vend janë 9.671 raste aktive me COVID-19.
Gjatë ditës së djeshme janë testuar gjithsej 2.285 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve pozitive kanë rezultuar 194 raste.
Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv./InLajmi/