Shkurte Fejza është këngëtarja e cila mund të thuhet se ishtë njëra ndër të parat që u bë e njohur në Kosovë, shumë vite më parë, përcjellë InLajmi
Ajo më së shumti është e njohur tek të gjithë shqipëtarët anë e mbanë botës, me hitin e saj “Mora fjalë”.
Por as Shkurte Fejza nuk shpëtoi pa komentuar masat e reja që vendosi Qeveria e Kosovës, kundër pandemisë.
Ajo përmes rrjetit social Instagram shkroi se ka një vit që nuk ka pasur ndonjë aktivitet, dasma apo koncerte, duke mos pasur ndonjë mbështetje nga qeveria.
“Qeveritë i mbështesin tregëtarët dhe rrjetet e marketeve që po shësin mallëra si kurr më parë. I kanë ndaluar dasmat që mund të lejohen me 50% të kapaciteteve dhe i dëmtojnë një varg biznesesh që lidhen direkt dhe indirekt me këtë industri dhe në anën tjetër gjatë fushatës grumbullohëshin nga 2 mijë persona në të njejtat lokale” , shkroi ajo.
Ajo tha se arstistët jetojnë nga kjo punë duke paguar tatime për 20 vjet me rradhë, ndërsa sot trajtohen pa asnjë konsideratë. /InLajmi/