Kryeministri i Kosovës Albin Kurti të hënën ka pritur në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë Bojan Bertoncelj, gjatë të cilit uroi kryeministrin për mandatin e ri, përcjellë InLajmi
Ambasadori Bertoncelj tha se gjatë presidencës së ardhëshm të BE-së, që pritet të fillojë në korrik, një ndër prioritetet e Sllovenisë do të jetë Ballkani Perëndimor, zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe mbështetja për Kosovën, në synimet për integrim euro-atlantik.
Kurti falënderoi ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, dhe vlerësoi faktin se shteti Slloven do të udhëheqë me presidencën e BE-së.
Gjithashtu kryeministri Kurti u shpreh mirënjohës ndaj angazhimit të ambasadorit Bertoncelj, lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Tutje ambasadori Slloven i dorëzoi një letër urimi Kurit, nga presidenti i Sllovenisë Janez Jansha. /InLajmi/