Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani të hënën ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, ku njoftoi atë me zhvillimet politike në vend dhe përpjekjet që po bëhën për vaksinimin e qytetarëve kundër koronavirusit, përcjellë InLajmi
“Në kohën e thellimit të krizës globale me pandeminë Covid–19, ne jemi të përkushtuar maksimalisht që të sigurojmë vaksina për qytetarët tanë. Ky është prioritet mbi prioritetet për ne. Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe sigurimi i jetës së tyre është përkushtimi ynë i çdoditshëm” tha Presidentja Osmani.
Në takim u diskutua edhe për thellimin e raporteve kulturore , ekonomike dhe për mundësinë e bashkëpunimit të mëtejshme mes shteteve.
Kurse ambasadori Minxhozi tha se do të vazhdojnë të përkrahin tutje vendin e Kosovës.
“Ne duhet të krijojmë politika të cilat e lehtësojnë edhe më tej bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor ndërmjet të dyja vendeve”, tha ai. /InLajmi/




















