Kandidati për deputet në parlamentin e Shqipërisë, Boiken Abazi ka reagur ndaj arrestimit të qytetarëve pas protestës për parandalim e ndërtimit të Hidrocentralit në lumin Thirrë, përcjellë InLajmi.
Sipas tij 33 qytetarë dhe shumë aktivist nga Lëvizja Vetëvendosje janë arrestuar dhe të cilët po mbahën në Lezhë dhe Rrëshen.
Abazi ka shkruar se Edi Rama është një politikan frikacak që po përdor Policinë e shtetit për të kërcenuar aktivistët e LVV-së.
Postimi i plotë i tij:
33 qytetarë, mes tyre edhe shumë aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, po mbahen tani të arrestuar në Lezhë dhe Rrëshen me urdhër politik nga Edi Rama, sepse kanë mbrojtur sot bashkë me banorët e Mirditës lumin Thirrë nga shkatërrimi përmes HEC-eve. Rama, një politikan frikacak, po përdor policinë e shtetit për të kërcënuar aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Lezhë dhe qytetarët. Anës lumenjve, nga Vjosa në Ishëm, Thirrë e Valbonë po farkëtohet një vetëdije e rezistencë qytetare që refuzon nënshtrimin. Kjo ia shton frikën regjimit që pushtetin nuk e synon me votë, por me dhunë. Mirëpo dhuna e regjimit as nuk na tremb, as nuk na zmbraps. Liri për të gjithë qytetarët e arrestuar! /InLajmi/