Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjës Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila ka njoftuar se qytetarët duhet të vaksinohen pa frikë pasi që vaksinimi është shpëtimi nga pandemia, përcjellë InLajmi
Ajo ka treguar përmes një postimi, se edhe babai i saj 81 vjeçar është vaksinuar kundër koronavirusit, duke thënë së kjo ia lehtësonë pleqërinë dhe e shpëton nga virusi.
Ndër të tjerash Kusari-Lila tha se asnjëherë nuk ka pasur frikë nga mantelbardhët pasi që babai i saj ka qenë pneumoftiziolog në të kaluarën.
Postimi i plotë i saj:
Arsyeja pse gjithmonë me dashuri dhe respekt i shikoja mantelbardhët ishte se ishim rritur nga një mantelbardhë, Babi pneumoftiziolog Adem Kusari.
Spitalin asnjëherë nuk e kam shikuar me frikë sikur e kanë fëmijët zakon, por me admirim dhe vlerësim për punën që bëhet aty.
Sot si asnjëherë më parë në historinë tonë të re, beteja për jetën dhe shëndetin zhvillohet nën ngarkesën dhe kufizimin e madh aty ku Babi e kaloi jetën e tij, në spitalet anë e mbanë vendit dhe në tërë botën.
Sot, Babi u kthye në spital ta marrë vaksinën që do të duhej t’ia lehtësonte pleqërinë dhe ta shpëtonte nga virusi që po merr jetë pa dallim moshe dhe gjinie.
Erdhi radha e tij si 81 vjeçar të vaksinohet ashtu si do të duhej të vaksinoheshin të gjithë pa asnjë hezitim dhe frikë nga ajo që është i vetmi shpëtim nga pandemia. /InLajmi/