Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka ngushëlluar familjen e instrumentistit të njohur Shaqir Hoti për vdekjen e tij, përcjellë InLajmi.
Çeku tha se Kosova humbi njeriun më të urtë dhe më intelektual që një pjesë të rëndësishme ia kujtoi trashëgimisë sonë.
Ai tha se Kosovës do t’i mungojë personaliteti, urtësia, profesionalizmi, inovacioni, kreativiteti dhe kultura e veçantë e Shaqir Hotit.
Postimi i plotë i tij:
Ndërroi jetë Baca Shaqë!
Sot kultura kosovare humbi njërin prej margaritarëve të vet kulturorë, trashëgimorë e njerëzorë.
Kosova humbi njërin prej njerëzve më të urtë dhe më të dashur i cili me kapacitetin e tij profesional, intelektual e njerezor kultivoi një pjesë tejet të rëndësishme të trashëgimisë sonë shpritërore dhe ishte forcë e bashkimit të të gjitha fushave të tjera kulturore – veçanerisht të kulturës sonë muzikore.
Kosovës dhe të gjitha sferave të saj kulturore do t’i mungojë personaliteti, urtësia, profesionalizmi, inovacioni, kreativiteti dhe kultura e veçantë shprehëse e Bacës Shaqë.
Ministria e Kulturës dhe i tërë komuniteti muzikor i Kosovës ndajnë dhimbjen me familjen e Hoti në këto kohëra të vështira. /InLajmi/