Panakota me luleshtrydhe
Përbërësit:
400 ml pana
100 ml qumësht
100 gr sheqer
vanilje
10 gr fletë xhelatine
Salca me luleshtrydhe
250 gr luleshtrydhe
50 gr sheqer
10 ml lëng limoni
Përgatitja:
Fillimisht vendosim fletët e xhelatinës të zbuten në ujë të ftohtë. Në një tigan salce vendosim panën, qumështin, sheqerm vanilje, I vendosim në zjarr për 5 minuta sa pana të nxehet por jot ë marrë valë. E largojmë nga zjarri dhe shtojmë në të xhelatinën e zbutur e përziejmë mirë dhe mbushim 3/4 e gotave që do të shërbejmë panakotën. Vendosim gotat në frigorifer të ftohur.