Milot Rashica pritet të largohet nga Werder Bremen gjatë afatit kalimtar të verës.
Ylli nga Kosova ishte pjesë e shumë spekulimeve në 2 afatet e fundit kalimtare, por në fund dështoi transferimi i tij.
Aston Villa, Bayer Leverkusen, RB Leipzig, Leeds United, Wolfsburg, Monaco, Milan e Napoli ishin disa nga skuadrat që u interesuan për transferimin e tij.
Megjithatë Werder Bremen nuk u kënaq asnjëherë me ofertën dhe pritet që në verë ta shes Rashicën.
Klubi gjerman tanimë ka gjetur zëvendësuesin e vushtrriasit dhe ai do të jetë një futbollist tjetër shqipëtar, i cili është Sead Haksabanovic
21-vjeçari është shqiptar i lindur dhe rritur në Suedi, me baba nga Tuzi dhe nënën nga Mitrovica, por pasi që luajti për grupmoshat e shtetit skandinav, në fund vendosi ta përfaqësojë Malin e Zi.
Aktualisht sulmuesi anësorë luan tek Norrkoping në Suedi ku në 4 ndeshjet e para të Kupës shtetërore ka shënuar 5 gola dhe ka bërë një asistim.
Në vitin 2017 Haksabanovic iu bashkua West Ham Unitedit, derisa karrierë ka bërë edhe te Malaga.
Gjithsesi mediumi ‘fussballtransfers’ ka raportuar se Werderi është gati të shpenzojë rreth 5 milionë euro për afrimin e shqiptarit në Bundesliga, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, klubi gjerman synon që nga shitja e Rashicës të fitojë mbi 15 milionë euro.